Pularia Tirana
KOMPANI QË OFRON PRODUKTE NATYRALE MISHI TË PULËS
Për të pasur një produkt me sa më shumë kualitet dhe për t'ju ofruar gjithmonë më të mirën, Pularia Tirana zgjedh gjithmonë rracat më cilësore për rritje.
Ky process nis nga zogjtë një ditorë që në stabilimentin tonë vijnë të sapocelur. Gjithçka përgatitet sipas normave UNI-ISO 9001 që parashikon përgatitjen e ambientit në kapanon ku do priten zogjtë.
Edhe pse pulat janë shpend me gjak të ngrohtë të aftë të regullojnë temperaturën trupore në mënyrë autonome, kjo gjë nuk ndodh në 6-7 ditët e para te jetës, prandaj është e rëndësishme që temperatura e pritjes të jetë mbi 32 grade Celsius.
Pularia Tirana operon vetëm në rangun e produkteve të freskëta.
Përvecse qëndrimit në një ambient të sigurtë, higjenik dhe me norma Europiane për shpendët, rëndësia më e madhe bie mbi ushqimin që ne zgjedhim ti japim i cili ka 23 % përbërje proteinash.
Rracat që ne zgjedhim t'ju sjellim në tavolinat tuaja janë të një larmie të ndryshme si Kabir i Kuq, Kabir i Kuq Plus, Kabir Gri, Kabir Qafrrjepur dhe Broiler Ross 308.